Libra Falas

 

Rreth projektit

Libra Falas është një projekt që synon të ndihmojë të gjithë individët shqiptarë për të realizuar qëllimet e tyre me ndihmën e librave ndërkombëtarë të fushave të ndryshme. Në projekt përfshihen romanet, librat shkencorë, biografitë, librat praktikë, etj. Të gjithë këto libra do të ofrohen falas përgjithmonë dhe titujt do të përditësohen vazhdimisht, duke rritur këtë bibliotekë online ditë pas dite. Qëllimet e lexuesve mund të jenë të shumta. Dikush mund t'i përdorë librat për studimet në fushën akademike, dikush për të kaluar kohën e lirë apo dikush për të mësuar më tepër mbi botën apo mbi fushën personale të interesit apo profesionit.